Ballina Flash

Parashikimi i motit, 18 mars 2021

TIRANË, 18 mars/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura në pjesën e dytë të ditës.

Në momentin e zhvillimit të vranësirave reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht në kohë afatshkurët në formë shtrëngatash. Në relievet malore-kodrinore  në lartësitë mbi 300-400 metër reshje të dobëta dëbore. Mjegull, mjegullinë në orët e mëngjesit kryesisht përgjatë zonave luginore.

Era parashikohet me drejtim Juglindje-Verilindje  dhe shpejtësi mesatare 2-8m/s ndërsa hera-herës era fiton shpejtësi deri në 12m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare. Valëzimi në dete i forcës 1 dhe 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:                

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 0/15 Diell shi
Kukës 0/13 Diell shi/borë
Lezhë 2/15 Diell shi
Dibër -2/11 Diell shi/borë
Durrës 3/16 Diell shi
Tiranë 1/15 Diell shi
Elbasan 0/14 Diell shi
Berat -3/15 Diell shi
Vlorë 1/14 Diell shi
Korçë -3/9 Diell shi/borë
Gjirokastër -2/14 Diell shi
Sarandë 1/15 Diell shi

                  

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDjegia e mandateve/ Kryemadhi: Shqipëria kishte 5 kushte për hapjen e negociatave, tani ka 15
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 18/3/2021