Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 18/3/2021

AMSTERDAM (Holandë) – Takim i jashtëzakonshëm i Agjencisë Europiane të Medikamenteve për vaksininën e AstraZeneca.

MOSKË (Rusi) – Konferencë ndërkombëtare për Afganistanin me pjesëmarrjen e pritur të Kabulit dhe talebanëve.

OSAKA (Japoni) – Hapet parku argëtues “Super Nintendo World”. 

BERGAMO (Itali) – Ceremoni përkujtimore për viktimat e COVID-19, me pjesëmarrjen e kryeministrit, Mario Draghi.

KOPENHAGUE (Danimarkë) – Konferencë shtypi e OBSH-së Europë për koronavirusin.

PARIS (Francë) – Konferencë shtypi e kryeministrit Castex dhe ministrit të Shëndetësisë Véran mbi kufizimet kundër COVID-19.

BRUKSEL (Belgjikë) – Pesë vjetori i marrëveshjes mes Turqisë dhe BE-së për të ndaluar fluksin e migrantëve drejt Europës.

ISLANDË – Hyrja në fuqi e heqjes së kontrollove kufitare për të gjithë udhëtarët që paraqesin një certifikatë vaksinimi kundër COVID-19.

ANKARA (Turqi) – Vendimi i Bankës Qendrore për normat e interesit.

KIEV (Ukrainë) – Konferencë shtypi e presidentëve ukrainas dhe lituanez.

BERLIN (Gjermani) – Takim i ministrit  të Punëve të Jashtme Maas me të dërguarin special të OKB-së për Libinë.

ROMË (Itali) – Konferencë shtypi e kreut të diplomacisë së BE-së, Borrel, për operacionin detar europian IRINI.

MADRID (Spanjë) – Konferencë shtypi e autoriteteve spanjolle për situatën shëndetësore./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, 18 mars 2021
Artikulli tjetër”The Independent”: Kontraceptivët rrezik më i madh sesa AstraZeneca për mpiksjen e gjakut, por askush nuk i ndalon