Ballina Aktualitet

Basha: Kënaqësi të takoja qytetarët e Vlorës

TIRANË, 17 mars /ATSH – I. Vata/ “Të gjithë janë të bindur se Shqipëria ka nevojë për ndryshim”, tha sot kryetari i PD-së Lulzim Basha, duke përcjellë pamje të takimeve që zhvilloi sot në Vlorë.

“Pata kënaqësinë të vizitoja sot Vlorën dhe të takoja qytetarët e saj mrekullueshëm. Të gjithë janë të bindur se Shqipëria ka nevojë për ndryshim, për ta përmirësuar jetën e shqiptarëve, për të hapur më shumë vende pune, që të rinjtë tanë të kenë një të ardhme më të mirë në vendin e tyre. Më 25 prill, shqiptarët do të votojnë dhe së bashku do të sjellim ndryshimin dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë”, tha Basha. /j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Minimalisht 74 mandate në parlamentin e ardhshëm”/ Gjylameti: Projekte që do ta rikthejnë Pogradecin në pikë referimi
Artikulli tjetër“Lidhja e vaksinës me trombozën perceptim joreal”/ Çomo: Kandidimi nga PS, nderim për punën e përbashkët të mjekëve