Ballina Aktualitet

Deklarata e Metës/ Rama: 25 prilli, zgjedhje mes Drejtësisë dhe Ilir Metës. Luli thjesht ha përshesh

TIRANË, 15 mars/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se çdo votë për LSI është një votë kundër Drejtësisë, dhe çdo votë për PD është një votë për Ilirin e Saliun.

Reagimi i kryeministrit erdhi pas deklaratës së presidentit Ilir Meta i cili lëshoi akuza ndaj qeverisë dhe kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për cenim të pluralizmit, gjë që sipas tij shkaktoi edhe atë reagim të tij në selinë e FRD-së.

“Sa herë Ilir Meta del, flet, bërtet, shan, lajthit, aq herë e bën të qartë se zgjedhja e 25 prillit është një zgjedhje mes Drejtësisë dhe Ilir Metës. Çdo votë për LSI është një votë kundër Drejtësisë dhe çdo votë për PD është një votë për Ilirin e Saliun. Luli thjesht ha përshesh”, u shpreh Kryeministri Rama.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak”The Guardian”: Asnjë provë se AstraZeneca shkakton mpiksjen e gjakut
Artikulli tjetërBeyonce thyen rekordin për shumicën e çmimeve Grammy nga një këngëtare