Ballina Aktualitet

Manastirliu: Sot mbërrijnë 38 400 doza të vaksinës “AstraZeneca”, fillon menjëherë vaksinimi i mësuesve

TIRANË, 12 mars/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes, Sociale Ogerta Manastirliu, ka bërë me dije se me mbërritjen e dozave nga “AstraZeneca” në Shqipëri, do të nisë menjëherë vaksinimi i mësuesve.

Sipas ministres, 38 400 dozat e vaksinës “AstraZeneca”, të cilat mbërrijnë sot në Shqipëri, janë siguruar falë financimit të qeverisë shqiptare, përmes kontratës me mekanizmin COVAX.

“38 400 vaksina të ‘AstraZeneca’, të siguruara nga qeveria përmes parapagimit nëpërmjet mekanizmit COVAX, mbërrijnë sot në Shqipëri dhe do të nisim menjëherë vaksinimin e mësuesve”, shprehet Manastirliu.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha: Rama po e përdor politikisht rindërtimin, ne do ta përshpejtojmë këtë proces
Artikulli tjetërMarrëveshja me gjigantët amerikanë për termocentralin e Vlorës/ Balluku: Gur kilometrik në historinë energjitike shqiptare