Ballina Flash

Parashikimi i motit, 11 mars 2021

TIRANË, 11 mars/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e enjte vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore.  

Era parashikohet të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut e fortë deri dhe intensive me shpejtësi mesatare 3-12m/s. Përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulëta pranë tyre dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 20-25m/s. Valëzimi i forcës 2 dhe 4 ballë.

Gjithashtu vlen për tu theksuar se për shkak të temperaturave negative dhe reshjeve të dëborës në zonat malore priten ngrica të forta përgjatë akeseve rrugore.

          Temperaturat parashikohen:                

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 2/9 Diell
Kukës -3/4 Diell
Lezhë 2/9 Diell
Dibër -5/3 Diell
Durrës 4/12 Diell
Tiranë 4/13 Diell
Elbasan 2/12 Diell
Berat 2/11 Diell
Vlorë 4/11 Diell
Korçë -3/6 Diell
Gjirokastër 1/11 Diell
Sarandë 4/12 Diell

                

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Prokurorë të larguar nga Vetingu kanë fëmijët në listat e LSI-së”/ Spiropali: Mesazhi, kthimi pas i Reformës në Drejtësi
Artikulli tjetërSPANJË – Një rajon i Madridit në krizë, drejt votimit të parakohshëm