TIRANË, 11 mars/ATSH/ Operatori i Shpërndarjes së Energjisë (OSHEE) informon se grupet e avarisë janë duke punuar në terren për eliminimin e defekteve që pësoi rrjeti elektrik si pasojë e motit me reshje shiu e bore në vend.
Sipas OSHEE-së, aktualisht janë riparuar mbi 95% e avarive duke u reduktuar në maksimum numri i fiderave me defekt.
Verilindja dhe juglindja e vendit u përfshi nga reshje dëbore dhe temperature të ulëta gjatë 2 ditëve të fundit.



















