Ballina Ekonomi

Delegacioni ushtarak i KFOR-it viziton portin e Durrësit

TIRANË, 10 mars/ATSH/ Delegacioni ushtarak i KFOR-it zhvilloi një vizitë njohëse në portin e Durrësit.

Ushtarakët vendas dhe të huaj u pritën nga drejtori i FSPD, Alfred Velaj, i cili informoi delegacionin mbi kapacitetet e portit më të madh të vendit për transportin detar në përmbushjen e misioneve të NATO-s.

Pas Takimit, ushtarakët e KFOR-it vizituan dy nga terminalet e portit.

/k.s/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Në Det”, shfaqja e Teatrit të Kumanovës në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit
Artikulli tjetërJaponia, ndër donatorët më të rëndësishëm për Shqipërinë