Ballina Bota

COVID-19 – Situatë e rëndë në spitale, Franca transferon pacientë

PARIS, 10 mars /ATSH-DPA/ – Franca po transferon pacientë në zona të tjera dhe madje edhe në Belgjikën fqinje, për shkak të situatës së tensionuar COVID-19 në spitalet e disa rajoneve.

“Situata në zonën më të madhe të Parisit, në rajonin e Hauts-de-France dhe në jug është shqetësuese”, tha sot zëdhënësi i qeverisë, Gabriel Attal, pas një takimi qeveritar të kryesuar nga presidenti Emmanuel Macron.

Një numër i caktuar pacientësh do të transferohen në ditët në vijim, veçanërisht nga zona më e madhe e Parisit.

Transferime të tilla tashmë po ndodhin edhe në rajone të tjera.

Autoriteti Rajonal Shëndetësor i rajonit Hauts-de-France në veri të vendit njoftoi transferimin e pacientëve të kujdesit intensiv në spitalet belge.

Më parë, pacientë nga Dunkirk në Hauts-de-France pranë kufirit belg, u transferuan në rajonin fqinj të Normandisë.

Attal njoftoi, gjithashtu, një zgjatje të bllokimit të fundjavës në Nice dhe rajonin bregdetar, në fuqi edhe në Dunkirk.

Masat mendohet të zgjasnin për dy javë./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 702 të vaksinuar, 3035 testime, 714 të shëruar, 631 raste të reja dhe 17 humbje jete në 24 orët e fundit
Artikulli tjetërAviacioni civil/ Balluku: Pas Kukësit e Vlorës, aeroporti i katërt brenda 5 viteve të ardhshme