BERLIN, 10 mars /ATSH-DPA/ – Kompania farmaceutike gjermane BioNTech tha se mund të rrisë prodhimin e vaksinës së saj të koronavirusit për të vazhduar me kërkesat në rritje.
”Kompania gjermane mund të prodhojë deri në 3 miliardë doza të vaksinës Covid-19 me partnerin e saj amerikan Pfizer nëse është e nevojshme në 2022”, tha shefi ekzekutiv i BioNTech, Ugur Sahin për Bloomberg.
Por, kjo gjithashtu varej nga kërkesa dhe nevoja e mundshme për një vaksinë përforcuese.
Tre miliardë doza do të përfaqësonin një rritje prej 50% krahasuar me parashikimin prej 2 miliardë për 2021. /os/























