Ballina Aktualitet

MEPJ: Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë, e mbyllur deri më datë 22 mars

TIRANË, 10 mars /ATSH/ Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme njofton sot se Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë do të qëndrojë e mbyllur deri më datë 22 mars 2021.

“Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur”, thekson MEPJ.

“Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamionë mallrash)”, shton MEPJ.

MEPJ nënvizon se, “mjetet si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë”.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – KE: Të gjitha familjet në BE me 5G deri në 2030
Artikulli tjetërCOVID-19 – BioNTech do të rrisë kapacitetin në 3 miliardë vaksina