ANKARA, 10 mars /ATSH-AA/ – Automjeti i blinduar taktik “Ejder Yalçın 4×4”, i zhvilluar nën strukturën e industrisë turke të mbrojtjes i ka shtuar risi sukseseve që ka arritur në eksporte.
“Ejder Yalçın 4×4″, i prodhuar nga ”Nurol Makina” një prej prodhuesve të mjeteve të blinduara tokësore të Turqisë, përmbush nevojat si për Turqinë ashtu edhe jashtë vendit me aftësinë e lartë të mbrojtjes që posedon në ambientet e operacioneve konvencionale dhe asimetrike, me aftësinë e lartë të veprimit dhe me kapacitetin për të bartur ngarkesë të dobishme.
Autoblinda “Ejder Yalçın 4×4” posedon 10 konfigurime të ndryshme të zhvilluara për t’u përdorur në detyrat luftarake dhe të mbështetjes.
Këto mjete preferohen nga shumë vende në rajonet në Lindjen e Mesme, në Gji, Azi, Afrikë dhe Evropë.
Duke hyrë në vitin 2020 në inventarin e Hungarisë e cila është anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Europian, “Ejder Yalçın 4×4” është bërë autoblinda e parë që përdoret jashtë Turqisë nga një vend i NATO-s./ /ec/























