Gjermania tejkalon SHBA për makinat elektrike

BERLIN, 9 mars /ATSH-DPA/ – Gjermania pa një bum në makinat hibride elektrike vitin e kaluar, sipas një analize që ia atribuon bumit pjesërisht subvencioneve deri në 9 000 euro (10 600 dollarë).

”Vendi ka zëvendësuar SHBA si tregu i dytë më i madh për makinat elektrike”, sipas një raporti të së martës nga Qendra për Energjinë Diellore në Baden-Wuerttemberg (ZSW).

Kina mbetet tregu më i madh në botë për sektorin, me 1,25 milionë regjistrime të reja në vitin 2020, më shumë se një e treta e 3,18 milionë në të gjithë botën.

Por, ndërsa tregu kinez u rrit me vetëm 3%, globalisht ai europian u rrit me 38%.

”Kjo u drejtua kryesisht nga Europa dhe e udhëhequr nga Gjermania, e cila shënoi një rritje prej 264% në gati 395 000 makina, rritja më e fortë në përgjithësi”, sipas ZSW.

Europa në tërësi, përfshirë BE, Britaninë e Madhe, Norvegjinë, Islandën dhe Zvicrën, pa 134% rritje dhe më shumë regjistrime makinash sesa Kina me 1,37 milionë njësi. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.