Ballina Flash

Izraeli dhe BE drejt një rrjeti të përbashkët energjetik

TEL AVIV, 8 mars /ATSH-DPA/ – Lidhja e rrjetit elektrik të Izraelit me Qipron dhe Greqinë, për këtë arsye edhe me Bashkimin Europian shënon një hap të rëndësishëm për sigurinë energjetike të Izraelit.

”Përfaqësuesit e Izraelit, Qipros dhe Greqisë nënshkruan një memorandum mirëkuptimi në kryeqytetin qipriot Nikozia për ndërtimin e një lidhje elektrike totale prej afërsisht 1 208 kilometrash nga Izraeli në Qipro dhe prej andej në ishullin grek të Kretës”, njoftoi Televizioni Shtetëror Qipriot (RIK).

Seksioni për Qipron mat 310 kilometra dhe seksioni për Kretën 898 kilometra.

”Nëse gjithçka shkon sipas planit, lidhja e energjisë elektrike pritet të jetë gati në fund të vitit 2023”, sipas qeverisë së Nikozias.

”Komisioni Europian kishte miratuar tashmë projektin në 2016 dhe po kontribuon me 647 milion euro (769 milion dollarë)”, njoftoi transmetuesi RIK.

”Kordoni i rrymës duhet të jetë një nga lidhjet më të gjata të energjisë nënujore në botë, theksoi RIK. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFiskalizimi/ DPT: 3 337 vizita në terren 13 954 trajnime të zhvilluara 
Artikulli tjetërVetingu në polici/ Çuçi: Korrigjojmë mënyrën e organeve të vlerësimit