Ballina Bota

COVID-19 – Franca regjistron rekord rastesh të reja

PARIS, 8 mars /ATSH-AA/ – Franca regjistroi shifrën rekord të 21 825 rasteve të reja të koronavirusit duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në mbi 3,9 milionë.

Sipas një deklarate nga Instituti i Shëndetit Publik njoftohet se 130 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, me çka numri i viktimave ka arritur në 88 600.

Në spitale vazhdojnë trajtimin 24 818 persona, prej të cilëve 3 743 në kujdes intensiv, ndërsa numri i pacientëve që janë lëshuar nga spitali ka arritur në 265 295.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori 2020 numri i personave që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 ka tejkaluar 3,77 milionë./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVetingu në polici/ Çuçi: Korrigjojmë mënyrën e organeve të vlerësimit
Artikulli tjetërBriseida Gjoza nga Elbasani, pjesë e skuadrës së PS për zgjedhjet e 25 prillit