Ballina Flash

8 Marsi/ Kushi bën gjestin e veçantë, dhuron lule për gratë e vajzat e MASR

TIRANË, 8 mars/ATSH/ Në kuadër të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grave, ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka zgjedhur të surprizojë gratë e vajzat punonjëse të MASR duke i dhuruar secilës nga një lule.

“Pa i ngelur aspak hatri burrave e djemve, nga një lule për gratë, vajzat, koleget e palodhura të MASR, të cilat i falenderoj me zemër tek e tek për përkushtimin që reflektojnë çdo ditë”, shprehet ministrja Kushi.

Ndërkohë, ajo nuk rri pa shprehur mirënjohjen ndaj tyre “për punën e mirë dhe sidomos angazhimin e jashtëzakonshëm përgjatë kësaj periudhe jo të lehtë të pandemisë Faleminderit!”. /k.s/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGREQI – 1 165 raste të reja dhe 39 të vdekur nga COVID-19
Artikulli tjetërNjë rrugë në kryeqytet merr emrin e aktores së njohur Antoneta Papapavli, Veliaj: Frymëzim për brezat