GREQI – 1 165 raste të reja dhe 39 të vdekur nga COVID-19

ATHINË, 8 mars /ATSH-ANA/ – Greqia regjistroi sot 1 165 raste të reja infektimesh me COVID-19 në 24 orët e fundit, nga të cilat katër u identifikuan në pikat hyrëse në vend, njoftoi Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY).

Deri më tani, vendi ka një total të konfirmuar prej 206 281 infektimesh me SARS-CoV-2.

EODY njoftoi edhe për 39 vdekje të tjera të lidhura me COVID-19 në 24 orët e fundit, që e çojnë numrin e përgjithshëm të viktimave, që nga fillimi i epidemisë, në 6 797.

Numri i pacientëve të intubuar në kujdesin intensiv ka arritur në 477, ndërsa i të infektuarve të rinj në spitale është 337.

Mosha mesatare e të infektuarve të rinj është 44 vjeç, ndërsa e viktimave ishte 79 vjeç./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.