Ballina Bota

SHBA – 60% e amerikanëve mbështesin punën e Biden

UASHINGTON, 6 mars /ATSH-ANSA/ – Pas një muaji e gjysmë në Shtëpinë e Bardhë, Joe Biden merr një mbështetje të sigurtë, sipas një sondazhi të ”Associated Press-Norc Center for Public Affairs Research”.

Rreth 60% e të pyeturve kanë mbështetur punën e tij, nga këta 94% janë votues demokratëve dhe 22% republikanë.

Në menaxhimin e pandemisë, mbështetja është rritur me 70% (97% demokratët dhe 44% republikanët).

Shifrat në menaxhimin e ekonomisë janë në rënie, por vazhdon të ruajë një shumicë solide të favorshme me 55% (88% demokratët dhe 17% republikanët)./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta vlerëson tre ish-sportistë të shquar të Elbasanit
Artikulli tjetërFestivali Mbarëkombëtar i Teatrit vijoi me shfaqjen “Ëndrra e një nate vere”