FOKUS – Demokratët bien dakord të përparojnë me projektligjin për COVID-19

UASHINGTON, 6 mars /ATSH-DPA/- Demokratët e Senatit u përballën me një kujtesë për realitetet politike të shumicës së tyre delikate parlamentare kur projektligji për COVID-19 që ata kishin paraqitur një ditë më parë, u pezullua dhe përparimi për miratimin e tij u ndërpre përkohësisht, jo për shkak të kundërshtimit të republikanëve, por për shkak të luftës politike.

Kaosi reflekton sfidat me të cilat përballen demokratët e Senatit në formësimin e legjislacionit që plotëson kërkesat e progresistëve dhe të centristëve në partinë e tyre, veçanërisht në një Senat të ndarë 50-50, ku çdo votë është e rëndësishme.

Për të qetësuar senatorin e moderuar Joe Manchin, demokratët e Senatit u desh të ulnin shtesën javore federale të papunësisë në llogarinë e tyre nga 400 në 300 dollarë.

”Përveç kësaj, marrëveshja siguron lehtësimin e taksave për punëtorët që kanë marrë përfitime papunësie duke i bërë 10 200 dollarët e parë të patatueshëm për familjet me të ardhura më pak se 150 000 dollarë në vit”, deklaroi një zyrtar i demokratëve.

Ndryshimet dhe vonesat nëntë orëshe në avancimin e legjislacionit të premten, erdhën pasi Manchin shprehu shqetësimin se pagesa prej 400 dollarësh, pjesë e projektligjit të miratuar dhe projektligjit origjinal të Senatit do t’u siguronte disa punëtorëve të tepërt më shumë para se sa kishin fituar në vendin e punës, duke i dekurajuar ata të rikthehen në punë. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.