Meghan Markle e trishtuar nga akuzat

LONDËR, 3 mars /ATSH-AFP/ – Bashkëshortja e princit Harry, Meghan është shprehur e trishtuar nga akuzat për ngacmim që datojnë në kohën kur jetonte në familjen mbretërore britanike, zbuluar disa ditë të një interviste shumë të dëmshme për kurorën britanike, theksoi zëdhënësi i saj.

E përditshmja “‘The Times” njoftoi sot se një ankesë për ngacmim kundër asistentëve u depozitua në tetor 2018 nga Jason Knauf, në atë kohë sekretar për komunikimin i Harryt dhe Meghan.

Një zëdhënës i dukeshës së Sussex-it deklaroi se ajo ishte e trishtuar nga ky sulm i fundit kundër saj, veçanërisht si një person që ka qenë vetë viktimë e ngacmimeve dhe që është përfshirë thellësisht në mbështetjen e atyre që kanë pësuar vuajtje dhe trauma.

“Ajo është e vendosur për të vazhduar punën e saj për të mbrojtur humanizmin në mbarë botën dhe do të vazhdojë të përpiqet për të bërë atë që është më e mira”, shtoi ai.

Avokatët e çiftit deklaruan për “Times” se gazeta ishte përdorur nga Buckingham Palacepër të shitur një histori krejt të rremë “përpara transmetimit, të planifikuar më 7 Mars, të intervistës me Harry dhe Meghan nga ylli i televizionit amerikan Oprah Winfrey.

Kjo intervistë pritet me padurim në Britaninë e Madhe ku shtypi dhe ekspertët mbretërorë po shikojnë për zbulime të mundshme nga çifti, të cilët nuk e kishin fshehur shqetësimin e tyre brenda familjes mbretërore para se të tërhiqeshin nga ajo vitin e kaluar.

Sipas disa pjesëve të publikuara tashmë, Shqetësimi im më i madh ishte se historia po përsëritej”, deklaroi princi 36-vjeçar duke iu referuar vdekjes së nënës së tij, vrarë në vitin 1997 në një aksident në Paris, ndërkohë që po përpiqej t’u shpëtonte paparacëve që po e ndiqnin.

Princi Harry, 36 vjeç, i gjashti në rendin pasardhës për kurorën britanike ka dënuar disa herë presionin e medias ndaj çiftit dhe kjo ka qenë arsyeja kryesore e tërheqjes së tij nga familja mbretërore, efektive që prej prillit 2020.

Pallati i Buckingham njoftoi më 19 shkurt se çifti do të humbte titujt e fundit, veçanërisht titujt ushtarak të princit me të cilin ai është shumë i lidhur dhe Meghan Markle, ish-aktore, do të humbasë patronazhet e saj bamirëse.

Harry dhe Meghan, me djalin e tyre Archie, jetojnë në një vilë luksoze afër Los Anxhelesit dhe tashmë kanë nënshkruar kontrata me platformat Netflix dhe Spotify.

Çifti njoftoi ditën e Shën Valentinit se ishin në pritje të fëmijës së dytë./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.