Nëse shkel ligjin paguan/ Braçe-Bashës: Të ngasësh makinën pa patentë, nuk është njësoj si të gatuash pa ditur

TIRANË, 3 mars /ATSH – I. Vata/ “Të ngasësh makinën pa patentë, nuk është njësoj si të gatuash pa ditur”, i përgjigjet zëvendëskryeministri Erion Braçe, liderit të opozitës Lulzim Basha, i cili nget makinën pa patentë.

Në reagimin e tij, Braçe shprehet se të ngasësh makinën pa patentë, nuk është njësoj si të gatuash pa ditur.

“Qarkullimin ne rrugë e rregullon ligji. Nëse shkel ligjin paguan. Gatimi në shtëpi nuk është i tillë. Nëse gatuan një gjë të shpifur, thjesht nuk ta ha kush, porosit diku e ha atë. Por të dyja puqen në një pikë. Tek besimi. Besimi vjen nga karakteri. Atë ose e ke, ose nuk e ke. Lulzim Basha është një njeri pa karakter. Çdo gjë e bën me sikur, me gjasme, me hile, siç këtu duke “gatuar”. Por jo vetëm kaq, e bën dhe  nuk i del për zot, nuk merr përgjegjësi, nuk mban përgjegjësi, te shet. Burrë lind, nuk bëhesh. Është çështje karakteri, jo gjatësie”, shprehet ai. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.