Ballina Flash

”Toyota Yaris” makina e vitit 2021

GJENEVË, 2 mars /ATSH-ANSA/ – Për vitin 2021, titullin e makinës së vitit e fitoi ”Toyota Yaris”, e cila mori gjithsej 266 pikë dhe u vlerësua nga 59 juristë nga 22 vende të ndryshme.

Në vendin e dytë ”Fiat Nuova” 500 me 240 pikë dhe në të tretin ”Cupra Formentor” (marka ”Seat” e Grupit VW) me 239 pikë.

Numërimi i votave dhe ceremonia e dhënies së çmimeve u zhvillua me dyer të mbyllura dhe gjithashtu u transmetua online./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVdes ish-trajneri i ekipit kombëtar kroat Zlatko Kranjçar
Artikulli tjetërBRUKSEL- PE: Një luftë hibride u është deklaruar demokracive tona