BRUKSEL- PE: Një luftë hibride u është deklaruar demokracive tona

BRUKSEL, 2 mars /ATSH-ANSA/ – Një luftë hibride u është deklaruar demokracive tona, ndërkohë që përgjigjja jonë ishte i dobët dhe jo shumë efektive, deklaroi eurodeputeti Raphael Glucksmann (S&D), president i Komisioni Special për Ndërhyrjet e Huaja në Parlamentin Europian gjatë një konference për shtyp me gazetarët lidhur me fenomenin e fake news.

”Tani na duhet një veprim i jashtëm me instrumente legjislativë kundër këtyre kërcënimeve të drejtuara nga aktorët e regjimeve të huaja, të tilla si Kina dhe Rusia, të cilat organizojnë sulme kundër nesh dhe demokracive tona”, theksoi ai.

“Po përballemi me sisteme të fuqishme dhe arsenali ynë është i kufizuar përballë këtyre llojeve të sulmeve, është një problem i vërtetë dhe ne duhet t’i marrim gjërat seriozisht “, ka thënë ai shtuar duke specifikuar se ”Kina është kërcënimi kryesor”.

Më pas, eurodeputeti nënvizoi se përpjekjet nga ana e Komisionit Europian janë bërë për të
ndërgjegjësuar këtë çështje, por mjetet për të mbrojtur tonën demokracitë nga këto kërcënime janë të dobëta. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.