Vdes ish-trajneri i ekipit kombëtar kroat Zlatko Kranjçar

ZAGREB, 2 mars /ATSH-DPA/ – Ish-trajneri i ekipit kombëtar kroat Zlatko Kranjçar vdiq në Zagreb në moshën 64-vjeçare.

”Trajneri ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë”, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve, HINA.

Kranjçar ishte menaxheri i Kroacisë nga 2004 në 2006 dhe udhëhoqi ekipin kombëtar në Kupën e Botës 2006 në Gjermani.

Ai e filloi karrierën e tij të futbollit në ”Dinamo” Zagreb dhe e përfundoi atë në ”Rapid Vienna”.

Që nga viti 1991 ai ka qenë trajner i disa klubeve në Austri dhe Kroaci. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.