Ballina Bota

BRUKSEL – BE: Pasaporta COVID-19 do të ketë vlerë ligjore

BRUKSEL, 1 mars /ATSH-ANSA/ – Pasaporta e gjelbër COVID-19 do të jetë një propozim legjislativ, nuk do të jetë fakultative, por do të ketë vlerën e një instrumenti ligjor të bazuar në traktatet për lëvizjen e lirë.

“Sapo t’u paraqitet krerëve europianë, mbi bazën e kësaj do të ndërmerren hapat për të organizuar lëvizjen aktuale”, tha zëvendëspresidenti i Komisionit Europian, Margaritis Schinas, në konferencën për shtyp në fund të Këshillit të Ministrave të Shëndetësisë të BE-së.

Propozimi pritet të shqyrtohet nga udhëheqësit europianë në samitin e 25 marsit./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEkonomi takon ambasadorin izraelit në Tiranë, diskutohen prioritetet ku do fokusohen investitorët izraelitë
Artikulli tjetërMazniku padit Berishën për shpifje: Nuk marr asnjë pagë e nuk jam në ato borde, Saliu mashtron si gjithmonë