Ekonomi takon ambasadorin izraelit në Tiranë, diskutohen prioritetet ku do fokusohen investitorët izraelitë

TIRANË, 1 mars /ATSH – I. Vata/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi pati një takim me ambasadorin izraelit në Tiranë, Noah Gal Gendler.

Lajmi bëhet i ditur nga vetë ministrja Ekonomi, e cila shprehet se në takim u diskutua për prioritetet e sektorëve ku do të fokusohet mbështetja e investitorëve izraelitë në ndihmë të zhvillimit të bujqësisë shqiptare.

“Vlerësuam dhe ecurinë pozitive të bashkëpunimit në fushën e agrobiznesit bujqësor si investimet për rritjen e peshkut dhe ngritjen e serrave për kultivimin e perimeve të freskëta me metodën izraelite”, shprehet ajo. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.