“Apple” drejt rrjetit 6G

SAN FRANCISKO, 1 mars /ATSH-ANSA/ – Kompania “Apple” po ecën përpara dhe është në kërkim të inxhinierëve për të punuar për rrjetin 6G, që pritet të jetë në rrugë të mbarë për rreth dhjetë vjet, sipas disa njoftimeve për punë të identifikuara nga “Bloomberg”.

Pozicionet e hapura kanë të bëjnë me ato në zyrat e “Apple” në Silicon Valley dhe San Diego, ku Cupertino punon në zhvillimin e teknologjive pa tel dhe modelimin e modemeve të mikroqarqeve.

“Apple” e miratoi rrjetin 5G në “iPhone” vitin e kaluar.

Në fund të vitit 2020, kompania shumëkombëshe u bashkua me një aleancë të kompanive që punojnë në standardet për 6G-në dhe teknologjitë e tjera celulare të gjeneratës së ardhshme.

Standardet dhe afatet kohore për 6G nuk janë përcaktuar ende saktësisht dhe pritet të lejojnë norma të dhënash 100 herë më shpejt se 5G./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.