Depozitat bankare në lekë zënë 60 % të totalit

TIRANË, 1 mars /ATSH/ Depozitat në monedhën vendase lek, u rritën me 11 % në fund të vitit të kaluar, duke ndikuar në rreth 60 % të rritjes.

Banka e Shqipërisë vëren se depozitat bankare janë orientuar drejt lekut, ndryshe nga vitet e kaluara, kur rritja e kursimeve u udhëhoq nga valuta, si rrjedhojë e uljes së normave të interesit për lekun.

Sipas BSH-së, shtimi i depozitave në lekë me rreth 51 miliardë në fund të 2020-ës, shënoi nivelin më të lartë në dekadën e fundit, çka tregon se depozitat janë nxitur më së shumti nga kursimet e brendshme.

Kursimet në banka me bazë vjetore janë shtuar me rreth 72 miliardë lekë, ose rreth 570 milionë euro, bën të ditur BSH-ja. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.