Edhe një burg në karantinë si pasojë e COVID-19

BRUKSEL, 27 shkurt /ATSH-AFP/ – Kontaminuar nga pandemia e koronavirusit, burgu i Namurit, në juglindje të Belgjikës, u vendos në karantinë dhe të ndaluarit janë kufizuar në qelitë e tyre, njoftoi sot administrata e burgjeve.

Më shumë se gjysma e 132 të ndaluarve dhe rreth 60 nga 115 anëtarë të personelit janë testuar pozitiv që prej zbulimit të rastit të parë në fillim të javës së kaluar.

“Një i ndaluar është shtruar në spital”, theksoi zëdhënësja e administratës Kathleen De Vijver.

“Situata është gjykuar shumë serioze”, shtoi ajo.

Administrata ka vendosur të kufizojë të ndaluarit në qelitë e tyre dhe të vendosë një karantinë parandaluese. Produkte higjene u janë shpërndarë dhe kanë marrë një vakt të nxehtë në ditë. Por, ata janë privuar nga shëtitjet, vizitat dhe nuk mund të hyjnë në dhomat e dushit.

Varianti britanik i koronavirusit, shfaqur në 2020 dhe më përhapës, është tashmë dominues në Belgjikë, ku autoritetet kërkuan dje një kujdes më të madh përballë shenjave të para të rritjes së epidemisë./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.