TIRANË, 26 shkurt /ATSH/ Vlera e mallrave të tregtuara (eksport/import) përgjatë muajit janar të këtij viti llogaritet në 69.2 miliardë lekë dhe gjysma e tyre u transportua përmes detit.
INSTAT publikoi sot raportin për transportin e mallrave për muajin janar 2021.
Sipas të dhënave, në janar 2021, mallrat e eksportuara me transport detar zunë 64,6 %, me rrugë tokësore 33,2 % dhe me linjë ajrore 0,2 %.
Sa i përket volumit, sipas INSTAT, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 366 mijë tonë, duke u ulur me 11 %, krahasuar me janarin 2020.
Ndërkohë, volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë llogaritet 2672 mijë tonë kilometër, duke u ulur me 13,6 %, krahasuar me janar 2020.
Ndërsa, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 148,8 tonë duke u ulur me 15,9 %, krahasuar me janar 2020.
/a.a/r.e/























