Ballina Ekonomi

Berat/ Rikonstruksioni i rrjetit elektrik, fillon ndërtimi i një fideri të ri 20 kV

TIRANË, 25 shkurt/ATSH/ Në Berat ka nisur fillimi i ndërtimit të një fideri të ri 20 kV, në kuadër të rikonstruksionit të rrjetit elektrik në fshatrat Velabisht, Starovë, Veterrik,  Remanicë, Otllak, Molisht. Investimi do t’i vijë në ndihmë gjashtë fshatrave me furnizimin  me energji elektrike, duke iu përgjigjur në kohë zhvillimit urbanistik dhe demografik të zonës.

Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo, ka publikuar pamje nga nisja e punës për rikonstruksionin e rrjetit elektrik. Ai ka theksuar se ky investim ndikon në rritjen e shkallës së sigurisë së furnizimit me energji elektrike të konsumatorëve.

“Rikonstruksioni i rrjetit elektrik në fshatrat Velabisht, Starovë, Veterrik, Remanicë, Otllak e Molisht”, njofton Demo. “Filluam me ndërtimin e një fider të ri 20 kV i cili do të furnizojë të gjitha zonat. Investimi ka në fokus, normalizimin e ngarkesave në nënstacione dhe linjave te tensionit te mesem për t’u përgjigjur në kohë zhvillimit urbanistik dhe demografik të zonës që do të mbulojë ky projekt”, theksoi kryebashkiaku i Beratit.

“Investimi do të ndihmojë në përmirësimin e nivelit të tensionit, rritjen e shkallës së sigurise së furnizimit me energji elektrike të konsumatorëve, rritjen e sigurisë në punë të punonjësve por dhe të përdoruesve të këtij rrjeti (abonentët)”, theksoi Demo.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBankat rritën të ardhurat nga interesat me 2.7 % në 2020
Artikulli tjetërBRUKSEL – Pesë vende të BE-së bëjnë thirrje për rritjen e prodhimit të vaksinave