Basha: Vendi ka ngecur keq në baltë

TIRANË, 22 shkurt /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha publikoi sot një video ku shprehet se, Shqipëria ka mbetur në vendnumëro me Ramën.

Basha thekson se në 8 vjet që vendi ka ngecur keq në baltë.

Sipas tij, në 8 vite vendi ka mbetur në vendnumëro për shkak të Ramës.

Sipas kreut të PD, më 25 Prill vendi do të vihet sërish në lëvizje dhe do të fitojë Shqipëria.

“8 vjet që vendi ka ngecur keq në baltë. 8 vite në vendnumëro për shkak të Ramës. Më 25 Prill vendi do të vihet sërish në lëvizje. Më 25 Prill do të fitojë Shqipëria!”, theksohet në videon e publikuar nga Basha.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.