Ballina Flash

Bardhi: Elbasani është në vendnumëro

TIRANË, 20 shkurt /ATSH – I. Vata/ Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi           ka vizituar sot disa familje në Elbasan.

Bardhi shprehet se Elbasani është në vendnumëro. Largimi i të rinjve dhe familjarëve nga Shqipëria është një prej problemeve të mëdha në këtë rajon.

Fatos Bylykut jeton i vetëm, pasi të gjithë familjarët e tij janë larguar.

“Bashkëshortja, 3 vajzat dhe një djalë kanë ikur në Francë, në azil. Nuk mund të qëndronin më, asnjë punë, asnjë mbështetje nga qeveria, asnjë shpresë. Braktisje totale, zgjodhën të ikin”, tha ai.

Fatosi tregon se është pa punë, pa asistencë sociale, pa strehë. Jeton në shtëpinë e vëllait të tij të cilën ia ruan.

“Nuk e di ku është shteti”, thotë ai, duke shtuar se ka punuar mjaftueshëm në jetë që zyrat ta marrin në konsideratë. Edhe tek bashkia e Elbasanit nuk ka gjetur derë të hapur. Fatosi thotë se edhe ai është qytetar me të drejta që i takojnë, por sheh vetëm shpërfillje.

“Kjo indiferencë dhe braktisje ndeshet kudo. Ne kemi një plan për hapjen e 110 mijë vendeve të reja të punës, dhe krijimin e kushteve që vendi të mos braktiset. Prandaj 25 prilli është një datë e rëndësishme, që të fitojnë njerëzit, të fitojë Fatosi, të pastrehët, ata që nuk u është dhënë një mundësi, dhe të humbë Edi Rama”, tha Bardhi. /a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Zgjatet mbyllja e kufijve mes SHBA-së dhe Kanadasë
Artikulli tjetërBajamja, fruti i thatë me veti të shkëlqyera kurative për shëndetin tonë