COVID-19 – Zgjatet mbyllja e kufijve mes SHBA-së dhe Kanadasë

OTAVA, 20 shkurt /ATSH-AFP/ – Mbyllja e kufijve mes SHBA-së dhe Kanadasë për të gjitha lëvizjet jo thelbësore u zgjat me një muaj, deri më 21 mars, theksoi qeveria kanadeze. 

“Kufizimet për udhëtimet jo thelbësore me SHBA-në do të zgjaten deri më 21 mars 2021”, njoftoi Bill Blair, ministër i Sigurisë Publike.

Mbyllja e kufijve e SHBA-së me dy partnerët e saj të tregtisë së lirë amerikano veriore, Kanadanë dhe Meksikën, është vendosur që prej muajit mars 2020 dhe është zgjatur çdo muaj që prej asaj kohe.

Lejohen vetëm tregtia e mallrave dhe udhëtimet që konsiderohen thelbësore.

Nga e hëna, të gjithë udhëtarët që mbërrijnë në Kanada do të duhet të karantinohen në hotele pas mbërritjes, ndërsa presin rezultatet e testimit të detyrueshëm PCR./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.