Ballina Flash

”Renault” humbje historike në 2020

PARIS, 19 shkurt /ATSH-AFP/ – Prodhuesi francez i makinave ”Renault” regjistroi një humbje historike prej tetë miliardë eurosh gjatë vitit 2020, si pasojë e krizës së koronavirusit, njoftoi kompania në një komunikatë.

Grupi ka regjistruar në tremujorin e dytë të ardhura në rënie me 8,9% dhe 660 milionë euro humbje.

Por, kjo shifër mbetet negative si pasojë e shitjeve në rënie me -21,3% dhe rezultatet e partnerit të tij japonez ”Nissan”.

”Renault” ka regjistruar një rënie të shitjeve me 21,3% në një vit, me të paktën tre milionë makina të shitura në një treg automjetesh në rënie./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Sezoni i kaluar turistik nuk ishte me humbje për operatorët”/ TVSH-ja 6 % në ndihmë të sektorit të turizmit
Artikulli tjetër”Perseverance” ulet në Mars