Ballina Bota

BRUKSEL – NATO shton numrin e trupave në Irak

BRUKSEL, 18 shkurt /ATSH-DPA/ – Vendet e NATO-s do të rrisin numrin e trupave të tyre të misionit në Irak nga 500 në rreth 4 000, njoftoi sot Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg.

“Ideja është të zgjerojmë aktivitetet e trajnimit për forcat e sigurimit irakian dhe, gjithashtu, t’i dislokojmë ato jashtë Bagdadit”, tha Stoltenberg.

“Qëllimi është parandalimi i ringjalljes së grupit Shteti Islamik”, shtoi ai.

Kreu i NATO-s theksoi se misioni ishte me kërkesë të qeverisë irakiane dhe në respekt të plotë të sovranitetit dhe integritetit territorial të Irakut./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNafta falas/ Fermeri Reshat Hoxha: Do na japë shtysë në punën tonë në bujqësi
Artikulli tjetërAmbasada e SHBA-së dhuron 210 mijë maska dhe 26 mijë doreza për KLGJ