Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 18/02/2021

HONG KONG (Kinë) – Seancë e re dëgjimore për lirimin me kusht të Jimmy Lai.

BRUKSEL (Belgjikë) – Takim i ministrave të Mbrotjes së NATO-s kushtuar misionit në Afganistan.

PARIS (Francë) – Takim mbi Iranin i ministrit të Punëve të Jashtme, Le Drian me homologët gjerman, britanik dhe amerikan.

HONG KONG (Kinë) – Rihapja e restoranteve dhe heqja e disa kufizimeve sociale.

SHTUTGART (Gjermani) – Daimler: rezultatet vjetore 2020 dhe konferencë shtypi.

PARIS (Francë) – Air France-KLM : rezultatet financiare vjetore.

BRUKSEL (Belgjikë) – Publikimi i raportit të politikës tregtare të BE-së, me propozimin e reformës së OBT.

ANKARA (Turqi) – Vendimi i bankës Qendrore për normën e interesit.

GJENEVË (Zvicër) – Konferencë shtypi në internet e OBSH-së për COVID-19.

SOTCHI (Rusi) – Ministri i Punëve të Jashtme, Lavrov takon të dërguarin special të OKB-së për Sirinë.

ROMË (Itali) – Votëbesimi për qeverinë Draghi në Dhomën e Ulët të Parlamentit.

NJU JORK (SHBA) – Java e modës vjeshtë-dimër 2021. 

IRAK – Hyn në fuqi një shtetrrethim kundër COVID-19 dhe një kufizim i plotë në fundjavë./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e enjte 18 shkurt 2021
Artikulli tjetërSHBA – Miliona amerikanë të privuar nga energjia dhe qendra vaksinimi të mbyllura nga i ftohti polar