Ballina Flash

Parashikimi i motit, e enjte 18 shkurt 2021

TIRANË, 18 shkurt /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se vendi ynë sot parashikohet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike të ndikuar nga masa ajrore të thata dhe origjinë veriperëndimore. Moti do të jetë i kthjellët përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje 1-10m/s. Mjegull e dendur dhe shikim i reduktuar në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 0-1 ballë. Në orët e mëngjesit do ketë ngrica të forta përgjatë akseve rrugore.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 0/11 Diell
Kukës -3/9 Diell
Lezhë -1/12 Diell
Dibër -6/6 Diell
Durrës 1/13 Diell
Tiranë 2/14 Diell
Elbasan 0/12 Diell
Berat -1/12 Diell
Vlorë 3/13 Diell
Korcë -6/5 Diell
Gjirokastër -1/12 Diell
Sarandë 1/12 Diell

 

                  

                                     

                                            

                 

           

 

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Merkel: Zgjidhje diplomatike për shpëtimin e marrëveshjes bërthamore të Iranit
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 18/02/2021