Ballina Ekonomi

Përvjetori i Konferencës së Donatorëve/ Një vit i solidaritetit europian drejt rindërtimit dhe investimeve

TIRANË, 17 shkurt /ATSH – I. Vata/ Sot shënohet njëvjetori i Konferencës Ndërkombëtare të Donatorëve “Së bashku për Shqipërinë”, organizuar në Bruksel nga Komisioni Europian për të mbështetur Shqipërinë pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit 2019.

Nga premtimi rekord prej 1.15 miliardë euro, Komisioni Evropian, Shtetet Anëtare të BE-së dhe Banka Evropiane e Investimeve sollën 400 milionë euro për rimëkëmbjen e Shqipërisë, duke përfshirë 115 milionë euro në grante të drejtpërdrejta nga Komisioni Europian.

Me rastin e përvjetorit, Komisioneri i Bashkimit Europian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi shprehet se Konferenca e Donatorëve ishte një sukses ku theksoi se do vazhdojmë të qëndrojmë pranë Shqipërisë.

“Një vit më parë sot kemi organizuar konferencën e suksesshme të donatorëve ndërkombëtarë për të ndihmuar Shqipërinë të trajtojë pasojat e tërmetit 2019. Jam krenar që shoh mbështetjen e BE-së duke marrë formë përmes rindërtimit të shkollave dhe vendeve të trashëgimisë kulturore. Ne vazhdojmë të qëndrojmë pranë Shqipërisë”, shprehet ai.

Gjithashtu Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca për njëvjetorin e kësaj konference shprehet se BE ka treguar solidaritet të pashembullt me ​​Shqipërinë dhe qytetarët e saj.

“Që nga dita e parë, Bashkimi Europian ka treguar solidaritet të pashembullt me ​​Shqipërinë dhe qytetarët e saj. Ne premtuam të ndihmojmë dhe tani po e realizojmë duke investuar në sektorët e prekur rëndë të arsimit dhe kulturës. Asgjë nuk e mishëron qëndrueshmërinë dhe besimin tek e ardhmja më mirë sesa shkollat. Objektet e reja arsimore po ndërtohen me përfshirjen e komuniteteve lokale, duke ndjekur standardet më të larta evropiane. Ndërkohë, rigjallërimi i trashëgimisë kulturore do të sjellë përfitime për ekonominë vendore, do të diversifikojë turizmin dhe do të forcojë lidhjen midis Shqipërisë dhe historisë së saj evropiane. Përgjigja e Bashkimit Evropian dhe Shteteve Anëtare të tij gjatë gjithë vitit të kaluar ka treguar edhe një herë se BE-ja është donatori i parë dhe partneri më i besueshëm i Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE”, tha Soreca.

Edhe Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka kujtuar sot përmes një video Konferencën e Donatorëve 1 vit më parë ku Komisioni Europian dhuroi 1,15 miliardё euro pёr rimёkёmbjen e Shqipёrisё pas tёrmetit të 26 nëntorit 2019.

Konferenca Ndërkombëtare e Donatorëve, “Sё bashku pёr Shqipёrinё” e organizuar nga Bashkimi Europian nёn drejtimin e presidentes sё KE, Ursula von der Leyen një vit më parë, tregoi solidaritetin e jashtëzakonshëm të komunitetit ndërkombëtar duke premtuar 1,15 miliardë euro për të mbështetur përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit shkatërrues të nëntorit të vitit 2019.

Bashkimi Europian dhuroi 115 milionë grante të drejtpërdrejta për të mbështetur rindërtimin e shkollave të prekura dhe siteve të trashëgimisë kulturore.

Konferenca e Donatorëve “Së bashku për Shqipërinë” u organizua nga Bashkimi Europian duke mbledhur së bashku përfaqësues nga 100 shtete, për mbështetjen e programit të rindërtimit në Shqipëri pas tërmetit që goditi vendin më 26 nëntor 2019.

​​EU4Schools

Në maj të vitit 2020, BE-ja nisi Programin “EU4ASchools” prej 75 milionë eurosh, zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), për rehabilitimin dhe rindërtimin e 58 shkollave dhe kopshteve në 11 bashkitë e prekura nga tërmeti.

Në janar 2021, përfunduan punimet e riparimit në Shkollën e Mesme Profesionale “Hysen Çela” në Bashkinë e Durrësit. 1.370 nxënës dhe 51 mësues do të përfitojnë tashmë nga një shkollë e re moderne. Tashmë janë edhe 18 shkolla të tjera që po riparohen apo rindërtohen plotësisht në zonat e prekura. Deri në qershor 2021, do të përfundojnë edhe gjashtë objekte të tjera në bashkitë e Durrësit, Kamzës dhe Kurbinit.

20.000 fëmijë shkollash dhe kopshtesh, si dhe më shumë se 200.000 anëtarë të komunitetit, do të përfitojnë nga programi “EU4Schools”. Objektet e rikonstruktuara arsimore jo vetëm që do të jenë të qëndrueshme ndaj tërmeteve në të ardhmen, duke ndjekur parimet “Rindërto më mirë”, por do të plotësojnë gjithashtu standardet evropiane në lidhje me efikasitetin e energjisë, hapësirat e gjelbra, ujin dhe kanalizimet, objektet sportive dhe mbulimin me internet.

Për informacione më të hollësishme, lutemi shikoni Portalin e Transparencës #EU4Schools .

EU4Culture

Programi “EU4Culture” prej 40 milionë eurosh filloi në shtator 2020. Zbatuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projektit (UNOPS), programi përqendrohet te rindërtimi, rehabilitimi dhe rigjallërimi i siteve kulturore të dëmtuara nga tërmeti.

Ekipet teknike kanë inspektuar 43 ndërtesa dhe site të dëmtuara nga tërmeti, si dhe kanë identifikuar sitet ku do të nisin ndërhyrjet e para nga muaji mars: Muzeu Etnografik në Kavajë, Kisha e Shën Mërisë në Rubik dhe Kisha e Shën Ndojit në Kepin e Rodonit. Nga muaji prill i këtij viti punimet do të nisin edhe në nëntë site të tjera që kanë nevojë për ndërhyrje të rëndësishme strukturore, përfshirë Teatrin Kombëtar të Kukullave dhe Muzeun Kombëtar të Historisë.

Shtetet Anëtare të Bashkimit Europian gjithashtu bënë premtime të rëndësishme në Konferencën e Donatorëve, për një total prej 184 milionë euro. Mbështetja dypalëshe e Shteteve Anëtare të BE-së është përqendruar në rindërtimin e shkollave, banesave private dhe ndërtesave të tjera të prekura nga tërmeti, krijimin e mbrojtjes civile në Shqipëri, mbështetjen për sektorët e prekur të ekonomisë dhe forcimin e përfshirjes sociale.

Për më shumë informacion në lidhje me zbatimin e donacionit të BE-së dhe Shteteve Anëtare të BE-së në Konferencën e Donatorëve, lutemi shikoni: https://euprojects.al/earthquake-commemoration/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka kujtuar sot përmes një video Konferencën e Donatorëve 1 vit më parë ku Komisioni Europian dhuroi 1,15 miliardё euro pёr rimёkёmbjen e Shqipёrisё pas tёrmetit të 26 nëntorit 2019.

Konferenca Ndërkombëtare e Donatorëve, “Sё bashku pёr Shqipёrinё” e organizuar nga Bashkimi Europian nёn drejtimin e presidentes sё KE, Ursula von der Leyen një vit më parë, tregoi solidaritetin e jashtëzakonshëm të komunitetit ndërkombëtar duke premtuar 1,15 miliardë euro për të mbështetur përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit shkatërrues të nëntorit të vitit 2019.

Bashkimi Europian dhuroi 115 milionë grante të drejtpërdrejta për të mbështetur rindërtimin e shkollave të prekura dhe siteve të trashëgimisë kulturore.

Konferenca e Donatorëve “Së bashku për Shqipërinë” u organizua nga Bashkimi Europian duke mbledhur së bashku përfaqësues nga 100 shtete, për mbështetjen e programit të rindërtimit në Shqipëri pas tërmetit që goditi vendin më 26 nëntor 2019.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGREQI – Atika në gjendje të jashtëzakonshme nga mungesa e energjisë elektrike, ujit dhe komunikacionit
Artikulli tjetërStuhia i dëmtoi banesën/ Balla: Shtëpi e re për 12-vjeçarin me aftësi ndryshe në Elbasan