GREQI – Atika në gjendje të jashtëzakonshme nga mungesa e energjisë elektrike, ujit dhe komunikacionit

ATHINË, 17 shkurt /ATSH-ANA/ – Zona e Dionisos në Atikën Veriore u vendos nën një gjendje të jashtëzakonshme, pas një stuhie të madhe dëbore gjatë së hënës në mbrëmje.

Vendimi për emergjencën u mor nga zëvendësministri i Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Krizave, Nikos Hardalias dhe do të mbetet në fuqi për një muaj.

Sipas një faqe zyrtare, qyteti po pret 10 grupe nga njësitë e emergjencës së katastrofës (EMAK) dhe ushtrisë greke për të ndihmuar në rivendosjen e energjisë, ujit dhe komunikimeve.

Mbi 750 pemë kanë rënë për shkak të stuhisë së dëborës dhe kanë krijuar probleme të gjera në zonë, veçanërisht në energjinë e munguar elektrike./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.