Ballina Flash

Dita e Pavarësisë së Kosovës/Mesazh urimi nga ambasada gjermane dhe britanike

PRISHTINË, 17 shkurt/ATSH/- Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka uruar Kosovën në 13-vjetorin e bërjes shtet.

“Ne përgëzojmë Kosovën dhe të gjithë qytetarët kosovarë në 13 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Gëzuar Ditën e pavarësisë! Urime Dita e Pavarësisë”, thuhet në urimin e Ambasada së Gjermanisë në Kosovë.

Edhe Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott ka uruar Kosovën në 13-vjetorin e bërjes shtet.

Në urimin e tij, Abbott thekson se Dita e Pavarësisë së Kosovës është mundësi e mirë për të reflektuar mbi përpjekjet dhe sakrificat e së kaluarës.

Ambasadori Abbott thotë se Mbretëria e Bashkuar ka qenë dhe gjithmonë do të jetë pranë Kosovës.

“Dita e Pavarësisë në Kosovë është mundësi e mirë për të reflektuar mbi përpjekjet dhe sakrificat e së kaluarës, si dhe për t’i nderuar këto përmes realizimit të ëndrrës për një Kosovë të pavarur, demokratike dhe me prosperitet. Mbretëria e Bashkuar ka qenë dhe gjithmonë do të jetë pranë jush në këtë rrugë”, ka shkruar Abbott.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAmbasadori italian uron Pavarësinë e Kosovës: Italia qëndron krah jush
Artikulli tjetërROMË – Draghi: Të rindërtojmë Italinë brenda një Europe më të integruar