ROMË – Draghi: Të rindërtojmë Italinë brenda një Europe më të integruar

ROMË, 17 shkurt /ATSH-AFP/ – Kryeministri i ri italian, Mario Draghi kërkoi sot rindërtimin e vendit, goditur nga një krizë shëndetësore dhe ekonomike, brenda një Bashkimi Europian më të integruar.

“Ashtu si qeveritë menjëherë pas luftës, ne kemi përgjegjësi të fillojmë një Rindërtim të Ri”, konfirmoi ai gjatë prezantimit të programit të rij në Parlament.

“Ky është misioni ynë si italianë, të lëmë një vend më të mirë dhe më të drejtë për fëmijët tanë dhe nipërit tanë”, shtoi ai.

Mario Draghi, i cili pasoir Giuseppe Conten, mori drejtimin e vendit në një situatë shumë të vështirë. Italia që po i afrohet pragut prej 100 000 të vdekur si pasojë e COVID-19, ka registruar në 2020 një prej rënieve më të mëdha të PBB në zonën euro (-8,9%).

Ish-presidenti i Bankës Qendrore Europiane i shpreh për një Bashkim Europian më të integruar që do të rezultojë në një buxhet të përbashkët publik, të aftë për të mbështetur vendet anëtare gjatë periudhave të recesionit”, ndërsa shpalli pakthyeshmërinë e zgjedhjes së euros.

“Pa Italinë, nuk ka Europë,” shtoi ai./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.