Ballina Bota

BRUKSEL – BE: Të shmangen vendimet e njëanshme për kufijtë

BRUKSEL, 17 shkurt /ATSH-ANSA/ – Komisioni Europian do t’u dërgojë një letër të gjitha shteteve anëtare për t’iu kujtuar angazhimet e tyre për të garantuar një qasje të koordinuar në nivel europian për kufizimet në qarkullimin e lirë, theksoi komisionieri europian për Drejtësinë, Didier Reynders në një mesazh në Twitter.

“Letra është dërguar në emrin e tij dhe në emrin e komisioneres për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson”, shtoi ai.

“Ne duhet të shmangim vendimet e njëanshme”, nënvizoi Reynders, duke kujtuar se ai do të flasë në Këshillin e Çështjeve të Brendshme javën e ardhshme./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTitulli “Mjeshtër i Madh” për historianin dhe përkthyesin, Jorgji Qirjako
Artikulli tjetërModernizimi i legjislacionit të mbrojtjes së të dhënave personale, standarde europiane për qytetarët shqiptarë