Ballina Bota

GJERMANI – Merkel: Bashkëpunimi me Draghin shumë i rëndësishëm

BERLIN, 16 shkurt /ATSH-ANSA/ –  Kancelarja gjermane uroi kryeministrin e ri italian, Mario Draghi për marrjen e funksionit të tij, njoftoi zëdhënësi Steffen Seibert.

“Ju po merrni funksionet tuaja në një moment ku një bashkëpunim i ngushtë ndërkombëtar shënuar nga besimi është i rëndësishëm, si dypalësh dhe në Europë”, shkruan kancelarja gjermane, Angela Merkel në një mesazh përshëndetës për kryeministrin e ri, Mario Draghi Board, njoftoi zëdhënësi Steffen Seibert.

“Si europian i bindur, ju jeni angazhuar me sukses në të kaluarë për unitetin dhe stabilitetin e Europës”, shkruan kancelarja duke shpresuar tashmë vazhdimin e bashkëpunimit dhe thellimin e mëtejshëm të partneritetit të ngushtë mes Italisë dhe Gjermanisë./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – OBSH: Infektimet janë përgjysmuar që prej fillimit të vitit
Artikulli tjetërSpitali i ri i Laçit/ Rama: Punë me 3 turne për përfundimin para afateve