Ballina Aktualitet

Rama publikon pamje: Shën Valentin i rrallë sot në Tiranë

TIRANË, 14 shkurt/ATSH/ Festa e të dashuruarve e gjeti Tiranën dhe gjithë Shqipërinë të mbuluar nga dëbora.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga kryeqyteti nën petkun e dëborës.

“Shën Valentin i rrallë fare ky sot në Tiranë”, – shprehet Rama.

Për Shën Valentin Tirana është e veshur e gjitha me ngjyrat e dashurisë. Bashkia e Tiranës, ashtu si edhe vitet e kaluara, e ka zbukuruar qytetin me një dekor romantik për të gjithë të dashuruarit, të cilët dëshirojnë që të memorizojnë në foto këtë ditë të veçantë./k.s/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakReshje bore dhe ngrica/ Ministria e Mbrojtjes informon për situatën në akset rrugore
Artikulli tjetërITALI – Acari siberian përfshin vendin, përplasje masive makinash në veri