Ballina Bota

GJERMANI – 37 kilometra trafik për shkak të dëborës

BERLIN, 14 shkurt /ATSH/ – Reshjet e mëdha të dëborës në Gjermani çuan në ndërprerje  të rënda të trafikut, ku vlen të përmendet një kolonë prej 37 kilometrash e krijuar nga disa qindra makina dhe kamionë, që u bllokuan në një autostradë për orë të tëra në temperatura nën zero, njofton Associated Press, që i referohet agjenncisë gjermane të lajmeve, DPA.

”Qindra automjete u bllokuan në autostradën A2 në Gjermaninë Perëndimore gjithë natën në një trafik të paparë”, njoftoi policia e Bielefeldit.

”Ekipet e shpëtimit shkuan nga një makinë në tjetrën duke shpërndarë batanije dhe pije të nxehta”, theksoi ajo./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKur në spitale grabiten edhe… të ndjerët!
Artikulli tjetërDeklaratat e opozitës/ Rama: Autostrada A2 në Spanjë apel për ndihmë nga PD për kripë, LSI për fall