Ballina Flash

Kur në spitale grabiten edhe… të ndjerët!

NAPOLI, 14 shkurt /ATSH/ – Një ngjarje e pazakontë regjistrohet në spitalin napolitan ”Asl Napoli 2 Nord”, sipas gazetës italiane ”La Repubblica”, që e ka publikuar ngjarjen edhe në rrjetet sociale.

Pasi kishte vdekur nga Covid-19, që në muajin nëntor, për tre muaj një familje ka kërkuar kthimin e sendeve personale të të ndjerit.

Djali i tij Salvatore Ferrillo, me një letër të botuar nga ”La Repubblica’, rrëfeu edhe një rast tjetër plaçkitjeje.

“Unë nuk heq dorë, zinxhiri i floririt dhe besimi në Zot ishin të vetmet gjëra që babai im duhej të na jepte. Ata janë si relike për ne”, thotë Salvatore.

Ndërkohë, në regimet e lexuesve gjen shembuj të tjerë të grabitjes së viktimave.

”Fatkeqësisht i ndodhi edhe nënës sime, e shtruar në spital në Guastalla”, thotë Simona Spaggiari.

”Asaj i hoqën një zinxhir me një medalje me imazhin e babait tim. Këtë zinxhir po e kërkojnë prej dy javësh”, shton ajo.

”Kush e ka marrë shpresoj që ato lekë t’i shpenzojë për ilaçe”, përfundon e revoltuar ajo.

Një tjetër lexuese, Mary Ibridi, shkruan se motra e saj gjendej e shtruar në spital.

”Më 6 shkurt, motra ime u shtrua në spital, në Torino në klinikën Cellini për një operacion. Asaj i vodhën një unazë që kishte harruar ta linte në shtëpi”, shkruan Mary./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMoti i keq/ Vihet në funksion në kohë rekord linja 220kV Fierzë-Peshqesh
Artikulli tjetërGJERMANI – 37 kilometra trafik për shkak të dëborës