Ballina Flash

​Hoti: Ftoj të gjithë qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar

PRISHTINË, 14 shkurt/ATSH/- Kandidati i Lidhjes Demokratike për kryeministër të Kosovës, Avdullah Hoti pasi ka votuar ka ftuar gjithë qytetarët me të drejtë vote që të dalin të votojnë në zgjedhjet parlamentare.

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Hoti tha se sot është dita kur flasin qytetarët.

“Unë ftoj të gjithë qytetarët që kanë të drejtë vote që sot ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për te votuar, sot është dita e tyre ata sot thonë fjalën e tyre. Dëshiroj të falënderoj krejt stafin duke filluar nga zyrtarët e KQZ-së, vëzhguesit, komisionerët, monitoruesit ndërkombëtar dhe vendor për punën e tyre dhe pres të kemi një proces të rregullt zgjedhor në mënyrë që të mirëmbajmë standardet e organizimit të zgjedhjeve të rregullta sipas standardeve me të mira evropiane në zgjedhje të lira demokratike ku qytetarët lirshëm e thonë fjalën e tyre”, tha Hoti.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMoti i keq/ OSSH rrit gatishmërinë, 2000 punonjës në terren
Artikulli tjetërKosovë/ KQZ: Vendvotimet janë hapur me kohë