PEKIN, 12 shkurt /ATSH-ANSA/ – RTHK, rrjeti publik dhe i pavarur i Hong Kongut, i financuar nga qeveria lokale njoftoi se duke filluar nga sot, në orën lokale 23:00, do të mbyllë transmetimin e shërbimit të “BBC World Service” dhe “BBC News Weekly”.
Ky vendim u mor pas ndërprerjes së imponuar nga Administrata e Radios dhe Televizionit Kombëtar, autoriteti mbikëqyrës në Kinë, që ka akuzuar kanalin britanik për shkelje serioze të rregulloreve me lajme “jo të vërteta dhe jo të paanshme”.
Sipas saj, kjo ka minuar interesat dhe solidaritetin etnik kombëtar kinez.
Reagimi i Pekinit është i lidhur, ndër të tjera, me hetimet e BBC në Xinjiang dhe në kanalin CGTN në Britaninë e Madhe./ /ec/














