Agjencia Telegrafike Shqiptare

MEDIA – Hong Kongu mbyll BBC

PEKIN, 12 shkurt /ATSH-ANSA/ – RTHK, rrjeti publik dhe i pavarur i Hong Kongut, i financuar nga qeveria lokale njoftoi se duke filluar nga sot, në orën lokale 23:00, do të mbyllë transmetimin e shërbimit të “BBC World Service” dhe “BBC News Weekly”.

Ky vendim u mor pas ndërprerjes së imponuar nga Administrata e Radios dhe Televizionit Kombëtar, autoriteti mbikëqyrës në Kinë, që ka akuzuar kanalin britanik për shkelje serioze të rregulloreve me lajme “jo të vërteta dhe jo të paanshme”.

Sipas saj, kjo ka minuar interesat dhe solidaritetin etnik kombëtar kinez.
Reagimi i Pekinit është i lidhur, ndër të tjera, me hetimet e BBC në Xinjiang dhe në kanalin  CGTN në Britaninë e Madhe./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version